Statistika Webfaqes

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike njofton se ka marrë sasinë e pritshme të informacioneve nga Siria lidhur me arsenalin e armëve kimike që ai zotëron.
Deklarata nga kjo organizatë me qendër në Hagë mbërrin pikërisht në ditën e vendosur nga marrëveshja SHBA-Rusi si afati i fundit për dorëzimin e të dhënave të hollësishme mbi llojin, sasinë dhe vendndodhjen e armëve kimike të Sirisë, që besohet se ka rreth 1 mijë ton.

“Konfirmojmë se kemi marrë informacionin e nevojshëm nga qeveria siriane lidhur me arsenalin dhe programin e saj të armëve kimike”, thuhet në deklaratën e Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike, transmeton TCH.

Organizata saktëson se informacioni i marrë është duke u verifikuar dhe krahasuar me të dhënat e mëhershme që janë në arkivat e zyrës së saj.

Të hënën raporti i OKB-së konfirmoi se në rajonin e Ghoutas është përdorur gaz sarin gjatë sulmit të 21 gushtit ku mbetën të vrarë mbi 1400 persona, rreth 400 prej të cilëve fëmijë.

Ashtu sic ishte parashikuar në misionin vëzhgues, ekspertët e OKB-së nuk thonë se cila palë ka përdorur armët kimike, por Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe fajësojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad për këtë. Nga ana e tij, Damasku mohon akuzat duke akuzuar për këtë grupet e armatosura të opozitës.

Të premten, zv.kryeministri sirian tërthorazi bëri thirrje për bisedime duke deklaruar se palët në konflikt janë aq të barabarta sa është e vështirë që lufta të fitohet nga njëra prej tyre në një të ardhme të afërt.

Mbi 100 mijë persona kanë gjetur vdekjen që nga nisja e protestave kundër presidentit Assad në vitin 2011 dhe miliona të tjerë janë zhvendosur për t’iu shmangur zonave të konfliktit. Mbi 2 milion është numri i atyre që kanë lënë Sirinë duke u strehuar në kampe në vendet fqinjë, Liban, Jordani, Turqi dhe Irak, ndërsa qindra-mijëra të tjera kanë lëvizur brenda për brenda vendit. /Telegrafi/

Shkruaj Comment të rij

Fotoja e javes

Adressa

logo Radio Jehona
Hristijan Todorovski - Karposh nr 038
1300 Kumanovë
Tel +3890 31 472 853
103.5 FM
www.radiojehona.com.mk