Top 12 Postimet

Statistika Webfaqes

I ka vrarë fëmijët e saj me thikë, por në Facebook Edlira Dobrushi Çopa kishte shkruar se, vajzat e saj ishin forca që e çonte përpara. "Vajzat e mia janë forca ime".
Shënimi i saj ishte lënë një javë më parë, më 3 mars. Por, dje ajo qëlloi për vdekje me thikë 3 vajzat e saj, Simona Dobrushi, 14 vjeç, Kesi Dobrushi, 10 vjeç, Sindi Dobrushi, 3 vjeç.

Gjatë ditës së sotme policia do të marrë në pyetje edhe ish-bashkëshortin, Bashkim Dobrushi, në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Por, duke parë atë që ka ndodhur një ditë më parë (e diele, 9 mars 2014), të bën përshtypje një tjetër frazë e shkruar në Facebook më 25 shkurt: “Kujtoni gjithmonë se nuk është thika ajo që të lëndon, por dora që të qëllon”.

Nuk kishte shumë kohë që Edlira apo Eda, siç i thonin miqtë, ishte në Facebook. Që nga muaji korrik dhe kishte hedhur ndonjë foto në profilin e saj, një foto me flokët bionde ose të disa punëve që ajo bënte me dorë, si çentro dhe qëndisma me grep. Por, protagonistet e profilit të saj në Facebook janë tre vajzat.

Siç komenton në një prej fotove, në atë të së voglës Sindi ajo shkruan: “Engjëlli im mbrojtës”. Katër foto janë të vajzës së madhe, Simonës duke i komentuar: “Të kesh një vajzë të re është gjëja më e bukur dhe që na mban të jemi të rinj”.

I nisur për në Shqipëri për të njoftuar familjen për ndarjen nga gruaja, Bashkim Dobrushi, 45 vjeç nga fshati Malzi i Kukësit, një punëtor i metaleve që prej 15 vitesh jetonte në Itali dhe me shtetësi të dyfishtë është kthyer sërish në Leko.

Karabinierët e presin mëngjesin e sotëm për të dhënë dëshminë e tij. Babai i tre vajzave, kishte marrë 15 ditë leje që të shkonte në Kukës, ku dhe kishte lindur, që ti shpjegonte familjes për ndarjen nga bashkëshortja.

Njoftimin e kobshëm ia ka dhënë i vëllai edhe ai i cili jetonte në Leko, që kur kishin lënë familjen e origjinës.

Ai jetonte jo shumë larg nga banesa e mbesave të tij, të cilat shkonte dhe i takonte shpesh.

Burri i Edlira Dobrushit, 37-vjeçares shqiptare që vrau tre vajzat e saj, thuhej se prej disa kohësh kishte lidhje me një tjetër grua. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga karabinierët.

Duket se edhe mikja e re e 45-vjeçarit Dobrushi ishte nisur bashkë me të për në Shqipëri.

Sipas policisë, ky është një element tjetër që ka sjellë edhe tragjedinë.

“Jam e tronditur, nuk arrij ta kuptoj ta imagjinoj këtë që ka ndodhur. I njihja shumë mirë, Simonën, Kesin pasi i shoqëroja çdo ditë për në shkollë”, tregon një nga fqinjët e familjes, e cila ndodhej nën shok.

“Jetonin prej 4-5 vitesh këtu dhe nuk kanë krijuar asnjëherë probleme. Një familje shumë normale, nëse nuk do të ishte ajo ndarje mes dy bashkëshortëve, një gjë që ama u ndodh të gjithëve”, shton në fjalën e saj, fqinja e familjes Dobrushi. /Shqiptarja/

Shkruaj Comment të rij

Fotoja e javes

Adressa

logo Radio Jehona
Hristijan Todorovski - Karposh nr 038
1300 Kumanovë
Tel +3890 31 472 853
103.5 FM
www.radiojehona.com.mk